LajmeTë fundit

Moravica fillon projektin “Për një Preshevë më të pastër”

Ditën e hënë të datës 09.09.2019 filloi realizimi i projektit të fituar nga NP Moravica e që financohet nga Enti për punësim dhe Komuna e Preshevës.

Me projekt është paraparë që të punësohen 10 punëtorë në kohëzgjatje prej 3 muaj, dhe të angazhohen në pastrimin e sipërfaqeve të gjelbëruara nga Stacioni hekurudhor e deri tek deponia e qytetit, sipërfaqja pas shkollës Ibrahim Kelmendi, pastrimi i lumit të qytetit, pastrimi i sipërfaqes rreth rezervuarit në Toplik dhe punë të tjera të ngjashme.

Me këtë rast Moravica bënë apel qytetarëve që gjatë realizimit të projektit, por edhe pas përfundimit të tij të përkrahin këtë iniciativë ashtu që të mos hudhin mbeturina në vendet që nuk janë paraparë për to, me çrast krijojnë deponim materialesh të cilat mund të jenë burim sëmundjesh të të gjithë banorëve të komunës sonë e posaaçërisht të fëmijëve tanë.