Arifi takon ambasadorin e Sllovenisë
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuat sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Serbi, Damian Bergant i cili shoqërohej nga zëvendësja e tij, Gorenka Kroshel.
Lidhur me takimin, kryetari Arifi ka bërë këtë njoftim për opinionin:
Sot pata nderin që ta mirëpres ambasadorin e Republikës së Sllovenisë Damian Bergant i shoqëruar nga zëvendësja e tij Goranka Kroshel, me të cilët biseduan për zhvillimet në Bujanoc, por edhe në përgjithsi në rajon.
Ngase ishte takimi jonë i parë, e njoftova ambasadorin Bergant me problemet që i shoqërojnë qytetarët tanë. Gjendja ekonomike, respektivisht mungesa e investimeve në fushën e ekonomisë, pasivizimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës, mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe janë vetëm disa nga temat që shtjellova me ambasadorin.
Gjithashtu, ia shpreha qëndrimin tim se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të ndikonte pozitivisht edhe në Luginë.
Ambasadori Bergant shprehu gatishmërinë që të shfrytëzojë autoritetin e tij dhe të ndihmojë Bujanocin dhe Luginën.