Arifi priti në takim kampionin e WBF-së Shefat Isufin

Kampioni botëror i boksit në kategorinë WBF Shefat Isufi sot ka qenë i ftuari special i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit.

Arifi, në bashkëbisedim e sipër me kampionin Isufi, u shpreh krenar me suksesin e boksierit tonë, i cili po përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare. Ai madje, e quajti kampionin Shefat Isufi, jo vetëm ambasador të Tërnocit e Bujanocit, por edhe të Luginës dhe gjithë shqiptarëve.

Nga ana tjetër, kampioni botëror shprehu falemnderime për kryetarin e komunës së Bujanocit për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për të gjithë shqiptarët, duke filluar nga vendlindja e tij Tërnoci, Bujanoci, Lugina e Preshevës, Diaspora shqiptare dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Poashtu, ai ndjehet më se i lumtur që titullin kampion bote e solli në shtëpi.