LajmeTë fundit

Lista Serbe reagon lidhur me ligjin për liritë fetare në Malit të Zi: Më të lumturit janë shqiptarët

Lista Serbe ka tërhequr vërejtjen për pasojat për popullin serb, posaçërisht serbët e Kosovës, pas miratimit të ligjit sipas të cilit Kisha Ortodokse Serbe i merret pasuria dhe pronësia ndaj objekteve të shenjta serbe në Malin e Zi.

LS ka theksuar çka ka mund tjetër të pritet “nga ata që na kanë ngul thikën në shpinë duke pranuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke pështyrë në prejardhjen tonë të përbashkët, histori, kulturë dhe traditë”?.

Me këtë rast përmendet miratimi i ligjit për rrëmbimin e tempujve në Ostrog, Moraçe, tempujt e shenjtë të Saves dhe Nemanjiqit në Malin e Zi duke theksuar se është shkruar recepti për marrjen e Deçanit, Graçanicës dhe Patrarkanes së Pejës.

“Qëllimi i këtij ligji është që të fshihen gjurmët serbe çdokund dhe nuk ka lidhje me ndarjen majtas e djathtas, partizanë e çetnik, ekstremistë edhe tradicionalistë. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Malit të Zi është goditje në themelet e popullit serb dhe e vë në pikëpyetje ekzistimit të në shekujt e ardhshëm, jo vetëm në malin e Zi por edhe më gjerë”, – thuhet në kumtesën e LS.

Ata tërheqin vërejtjen se pas vendimit të “pa mençur që miratuan ligjin” sigurisht më të lumturit janë shqiptarët thonë në LS duke shtuar se “vetë, me unitet e mençuri mund të heqim kangjelat rreth qafës që na janë vënë”.

“Shprehim bindjen se sulmi ndaj Kishës Ortodokse Serbe nuk ka mbështetje të qytetarëve të Malit të Zi, bëhet fjalë për operacion shovinist si fazë e fundit e fabrikimit të identitetit të ri malazez dhe urrejtjes ndaj Serbisë dhe çdo gjëje serbe – thuhet në kumtesën e LS, që sipas tyre nuk mund të pritet ma mirë nga ata që na ngulën thikën me pranimin e pavarësisë së Kosovës.