Të fundit

Arifi sot 14 maji, përkujtojmë ata të cilët ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi përmes një shkrimi në facebook, përkujtoi 14 majin Ditën e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përcjell Ministria Lajmeve.

I pari i komunës është shprehur se jo vetëm 14 maji është ditë e dëshmorëve, por tërë viti është i tyre dhe ne e kemi obligim t’i nderojmë ata. Gjithashtu ai ka bërë apel sidomos brezave të rinjë të mos e harrojnë të kaluarën dhe të mbjellin më shumë atdhedashuri për vendin. Tutje Arifi deklaroi se se duhet gjothmonë ta dojmë kombin tonë, popullin tonë dhe duhet të jemi krenarë me dëshmorët tanë.

Postimi i plotë :

14 Maji- Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së

Sot përkujtojmë dëshmorët e rënë për liri. Ata të cilët ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë! Jo vetëm kjo ditë por i tërë viti është i dëshmorëve që ne mund ti nderojmë dhe në këtë kontekst, dua të apeloj së pari tek të rinjët tanë, së dyti tek të gjithë moshat; të mbjellim më shumë pozitivitet dhe më shumë atdhedashuri në shoqerinë tonë. Mos ta përqeshim vendin tonë, mos ta nënçmojmë vendin tonë, kombin tonë, popullin tonë, por të jemi ata që kontribojnë më shumë në vendin tonë dhe kjo qasje i bënë të ndihen krenar dëshmorët tanë.

LAVDI DËSHMORËVE!