Lajme

Vuçiq u thotë amerikanëve se është i përkushtuar për dialog dhe marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera aktuale gjeopolitike.

Sipas komunikatës nga ky takim, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për qëndrimin e Serbisë ndaj situatës në Ukrainë, por edhe për diversifikimin e burimeve energjetike në Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, presidenti Vuçiq theksoi se “për Serbinë është me interes kyç ruajtja e stabilitetit në rajon dhe se në këtë kuptim përmirësimi i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë dhe reciprokisht i dobishëm është një pikënisje themelore dhe e pandryshueshme e politikës së jashtme të vendit tonë”.