Arifi priti në takim ambasadorin e SHBA-së Hill dhe OSBE-së Braathu
“Dy miq të Bujanocit, ambasadori i ShBA-së z. Christopher Hill dhe i OSBE-së z. Jan Braathu ishin sot për vizitë në komunën e Bujanocit.
Na u kumtua një lajm shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë se njohja e diplomave të Republikës së Kosovës do të ndodhë shumë shpejt, kurse do të vazhdojnë përpjekjet që pikat nga plani 7 pikësh të gjejë implementim.
Gjithashtu, pas ndihmës që kanë dhënë për renovimin e shkollës fillore në Lluçan, kërkova nga ambasadorët që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre që edhe shkolla fillore në Bilaç të renovohet, kurse në Tërnoc të ndërtohet palestra sportive.
Vizita e dytë e ambasadorit Hill në Bujanoc brenda 10 muajve dhe vizitat e shpeshta të ambasadorit Brathu na japin shpresë dhe garancë që ditë të mira po na presin”- ka shkruar kryetari i Bujanocit Nagip Arifi