LajmeTë fundit

Osmani: S’ka më të shenjtë se vullneti qytetar, që është përcaktuar për koalicion LDK-VV

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të luhet me verdiktin e zgjedhjeve të 6 tetorit që ka nxjerr fituese Lëvizjen Vetëvendosje pasuar nga LDK.

“Interesi shtetëror duhet të jetë mbi atë individual. Pavarësisht sfidave që i kemi në këto momente, duhet të gjithë të ia kujtojmë vetes se nuk ka asgjë më të shenjtë se vullneti qytetar”, është shprehur Osmani për mediat kosovare, transmeton Klan Kosova.

“Dhe ky vullnet është përcaktuar qartë për koalicionin LDK-VV. Kushdo që luan me këtë verdikt të qytetareve, është duke luajtur me fatin e Kosovës”.