Lajme

Hyn në fuqi ndalimi i dinarit, BE kërkon shtyrje të vendimit: Ndërlikon jetën e serbëve në Kosovë

Bashkimi Europian i ka kërkuar Kosovës të shtyjë hyrjen në fuqi të vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në vend, pasi mund të ndërlikojë jetët e komunitetit serb atje.

Bashkimi Europian është i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetët e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera për shkak të mungesës së konsultimit paraprak, veçanërisht për impaktin që do të ketë në shkolla dhe spitale, duke parë që për momentin nuk ka alternativa”, thuhet në reagimin zyrtar të BE.

“Periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e këtij vendimi, bashkuar me faktin që ka pasur mungesë informacioni dhe zgjidhje praktike për komunitetet e prekura, rrezikon të ndërlikojë rëndë jetët e tyre. BE i bën thirrje Kosovës që të sigurohet se periudha e tranziconit të jetë mjaftueshëm e gjatë dhe të gjegjë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje, brenda kornizave të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”.