Arifi: Buxheti i vitit 2022, buxheti më i madh në historin e Bujanocit
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi përmes rrjetit social ka bërë të ditur, se buxheti aprovur në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për vitin 2022 është buxheti më i mirë i cili është aprovuar ndonjëherë në histrinë e komunës së Bujanocit në vlerë prej mbi 17 milion euro.
Arifi gjithashtu ka shkruar se, buxheti i komunës së Bujanocit është i orientuar edhe në parandalimn migrimit të të rinjëve të komunës sonë dhe zhvillimin ekonomik, ku ka rritje prej 100%.
Postimi i plotë i kryetarit Arifi:
Dje në seancën e fundit për këtë vit këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit aprovuan propozimin tim për buxhetin e vitit 2022, buxhet i cili është më i madhi në histori të Bujanocit prej 2.011.000.000 dinarë, apo (mbi 17 milionë euro).
Duke u ndodhur në një kohë kur migrimi i të rinjëve ka marrë hov te madhe, buxhetin e vitit 2022 e kemi orientuar në drejtim të rinisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Në këtë buxhet përveç financimit të rregullt për funksionimin e shkollave, kemi edhe renovime shkollash dhe ndërtime të tereneve sportive që nxënësve tanë t’ju ofrojmë kushte sa më të mira në arsim.
Duke e pasur në fokus gjithmonë nxënësin, këtë vit për herë të parë kemi planifikuar pagesën e shujtave për të gjithë filloristët dhe transportin falas për gjimnazistët. Është kjo edhe një pikë e Programit Qeverisës 2020-2024 të Partisë Demokratike të cilën nga viti i ardhshëm do të fillojmë së implementuari.
Pozicioni i bursave studentore do të ketë rritje për 50% nga viti i kaluar. Nga 10 milionë në vitin 2021, do të kemi 15 milionë në vitin 2022.
15 milionë dinarë kemi ndarë edhe për aftësimin profesional të të rinjëve.
Rritje prej 100% do të ketë edhe në fushën e zhvillimit ekonomik, përkatësisht nga 12 milionë në vitin që po e lëmë pas, në 24 milionë për vitin e ardhshëm.
Bujqësinë do ta përkrahim me 18.5 milionë dinarë, ndërsa rritje do të kemi në fushën e sportit rreth 25%, respektivisht nga 6.5 milionë në 8 milionë dinarë.
Për fushën e informimit kemi planifikuar 6 milionë dinarë.
Duke dëgjuar gjithmonë zërin qytetar, këtë vit kemi ndarë më pak mjete për infrastrukturën rrugore. Në krahasim me vitin që po e lëmë pas, këtë vit kemi ndarë dyfish më pak mjete në këtë drejtim.
Të dashur qytetarë,
Duke u përpjekur vazhdimisht që ditët e mira t’i sjellim për të gjithë qytetarët tanë pa dallim nacionaliteti apo përkatësie partiake, besoj fuqishëm se ky buxhet do të jetë në të mirë të qytetarëve dhe se qytetarët do të jenë përfituesit më të mëdhenj. Ditë të mira po vijnë! ka shkruar Arifi./Lajmi-AL/