LajmeTë fundit

Sinani: Dita e Flamurit këtë vit na gjeti të trishtuar! Uroj të jetë e fundit kjo tragjedi e të mos përsëritet kurrë më!

Krytaria e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Ardita Sinani, pëmes një mesazhi ka uruar gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit si edhe është shprehur se do të punojë në angazhimin e saj politik për  Unitet në veprim të spektrit politik Shqiptarë në Luginë të Preshevës në bashkëpunim me politikat kombëtare të Tiranës dhe Prishtinës për realizimin e aspiratave kombëtare është i domosdoshëm

Ky është statusi i plotë i znj.Sinani:

Dita e Flamurit këtë vit na gjeti të trishtuar! Uroj të jetë e fundit kjo tragjedi e të mos përsëritet kurrë më! Uniteti në veprim i spektrit politik Shqiptarë në Luginë të Preshevës në bashkëpunim me politikat kombëtare të Tiranës dhe Prishtinës për realizimin e aspiratave kombëtare është i domosdoshëm. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetojnë, me flamurin më të bukur në botë!