Të fundit

Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit

Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Bujanoc nga zgjedhjet lokale që janë mbajtur atje.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Pajaziti ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin e dhënë.

Ai po ashtu theksoi se kjo fitore i obligon që të krijojnë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc.

“Falenderime plot 3,371 herë për të gjithë ju që votuat ‘Frontin për Ndryshim’, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj. Bashkëvendës që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar”, ka shkruar Pajaziti në Facebook.