Teknologji

Apple ndryshon qëndrim, shpërblen me para dhjetë fotografitë më të mira të realizuara me iPhone

Nganjëherë, e tëra që nevojitet është pak motivim.

Pasi që fotografët, artistët dhe mediat që merren me teknologji, e vlerësuan si të padrejtë vendimin e Apple, që në garën ‘Shoot on iPhone” të mos paguajë asgjë për fituesit, kompania ka ndryshuar qëndrim, transmeton Telegrafi.

Megjithëse konsideroi se ‘paratë nuk e shpaguajnë vlerën që ka fotografia’ Apple ka vendosur, që ta shpërblejë me para secilin fotograf, imazhi i së cilit zgjidhet më i miri dhe shfaqet në billbordet dhe reklamat e Apple.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të paguhen fotografët, por do të marrin shpërblim për aq sa herë fotografia tyre shfrytëzohet dhe kohëzgjatjen që është në publik.

“Tipike e kompanive të mëdha, që kërkojnë kreativitet maksimal, ndërsa ofrojnë promovim në këmbim të pagesës, derisa të ardhurat e tyre janë enorme” ka qenë një prej kritikave më të mëdha, lidhur me qëndrimin e mëparshëm.

Ende nuk është dhënë ndonjë përgjigje nga zyrtarët e Apple, pos një komunikate që e hedhë poshtë vendimi e kaluar.