Teknologji

Instagrami mbyll qindra llogaritë që përdoreshin për të fituar para

Qindra llogaritë me miliona ndjekës u hoqën nga platforma Instagram.

Instagrami njoftoi se mbyllën ato llogaritë që shkelën kushtet e përdorimit të këtij rrjeti social të enjten dhe të premten, raporton “Insideri” amerikan.

Një nga bashkëbiseduesit dhe pronarët e llogarive tha për “Insider” se kishte përdorur Instagramin dhe se ai kishte të ardhura vjetore rreth 200.000 dollarë.

Në Twitter, një nga pronarët e llogarive të fshira, 18-vjeçari Cage, pyeti lidhur mbi arsyet e fshirjes së llogarive të tij me më shumë se 30 milionë ndjekës, pasi sipas tij nuk kishte asnjë shkelje rreth kushteve të përdorimit të këtij rrjeti social./ksp