FutbollSporti

Barcelona “shkel” Betisin, Messi hat-trick

Barcelona ka fituar thellë ndaj Betisit në xhiron e 28-të të La Ligas, e prirë nga Lionel Messi që realizoi hat-trick.

Argjentinasi u ndihmua edhe nga Luis Suarez që shënoi një tjetër gol në fitoren 4 me 1. Të vetmin gol për vendasit e realizoi Loren.

Barcelona prin në tabelën e La Ligës me 66 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësi i parë Atletico. Reali është i treti me 54 pikë.