Të fundit

Deputeti shqiptar në Serbi, shprehë ngushëllimet e tij për të vrarët në shkollën e Beogradit

Deputeti shqiptar në KUvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave në tragjedinë e sotme të ndodhur në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribnikar”.

“Vrasja e 8 fëmijëve dhe një punëtori në njërën prej shkollave fillore të Beogradit, është i dhimbshëm si lajm e i tmerrshëm si fakt.
Shprehë keqardhje për tragjedinë e ndodhur dhe urojë që rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë e askund.
Jetët e fëmijëve janë të çmueshme.
Solidarizohem me dhimbjen e familjeve të fëmijëve të cilët janë viktimë e kësaj ngjarje”, shkruan në postimin e tij në facebook z. Kamberi.