Lajme

APN-Bujanoc, sot vazhdon grumbullimin e nënshkrimeve për listën lokale

Alternativa për Ndryshym në Bujanoc sot dhe nesër do të vazhdojë me grumbullimin e nënshkrimeve për paraqitjen e listës për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen 21 qershorëtë këtij viti, krahas atyre parlamentare.

APN para shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme kishte filluar me grumbullimin e nënshkrimeve për listën lokale në fshatin Tërrnoc, ku ka grumbulluar rreth 360 nënshkrime, që më pas për shkak të situatës së krijuar nga Cvid-19 u detyrua që të ndërpresë aktivitetet politike.

Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Sërbi, APN vazhdon me procesin e përgatitjeve për zgjedhjet e 21 qershorit 2020.

Me datë 12.05.2020 dhe 13.05.2020 ( e martë dhe e mërkure) nga ora 09:00 deri në 18:00, në selinë e APN-së në Bujanoc vazhdojmë me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për listën “Alternativa Shqiptare – Arbër Pajaziti” Ju mirëpresim!, thuhet në njoftimin e APN-së në Buajnoc