Lajme

Kosovë, nëntë raste të vdekjes dhe 120 raste me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë testuar gjithsej 452 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive, përcjell Kosova Post.

Ndërkaq brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.