Aplikacioni WhatsApp jasht funksionit!
Aplikacioni WhatsApp nuk funksionon që nga mëngjesi i sotëm dhe përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe.
Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë duket se nuk funksionon, duke prekur potencialisht miliarda përdorues.
Aktualisht, përdoruesit po përpiqen të dërgojnë mesazhe, por ato nuk kanë shkuar. Deri tani duket se problemet kanë nisur rreth orës nëntë të mëngjesit sipas kohës sonë.
WhatsApp është platforma më e madhe e mesazheve në botë, me më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujorë dhe platforma e tretë më e madhe sociale pas Facebook dhe YouTube.