Lajme

Kurti: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat 

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë të martën, se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.

Ai këto deklarata i ka bërë pas Samitit të Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në vizitën e tij të fundit në Kosovë, ka kërkuar që afati për targat të shtyhet për 10 muaj, por kjo ka hasur në kundërshtim nga liderët vendorë. Kërkesë për shtyrje bëri edhe BE-ja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë duhet adresojnë presionin te Serbia, që sipas saj, është burim i tensioneve. Ajo ka thënë se çështja e targave mbi të gjitha është çështje sundimit të ligjit. 

Osmani ka thënë se bandat ilegale në veri nuk po i lënë serbët tiu konvertojnë targat ilegale në ato të Kosovës.

Afati për ndërrim të targave ilegale serbe në ato RKS, duke i shfrytëzuar benefitet e ofruara nga Qeveria, përfundon më 31 tetor.