Bota

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i parë britaniko-aziatik i Mbretërisë së Bashkuar

Ish-sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak, do të bëhet kryeministër i ri i Britanisë.

Ai ka fituar në garën e dytë këtë vit

Sunak ka humbur garën e shtatorit kundër kryeministres në shkuarje, Liz Truss. Truss ka dhënë dorëheqje gjashtë javë pas fitores. Në garën e dytë këtë vit, Sunak ka siguruar shpejt mbështetjen e deputetëve. Ai ka mbledhur 100 nënshkrime të deputetëve shumë para skadimit të afatit – duke përfshirë mbështetjen e deputetëve që më parë kanë mbështetur Trussin dhe ish-kryeministrin Boris Johnson.

Ai ka “parashikuar” problemet financiare nën udhëheqësinë e Liz Truss

Ai është përplasur disa herë me Truss-in në garën kundër saj, duke pretenduar se plani i kryeministres për të marrë hua para gjatë krizës me inflacion, tingëllon si “përrallë” që do të shtynte ekonominë drejt kaosit.

Ai është fëmijë imigrantësh

Prindërit e Sunakut kanë shkuar në Mbretëri të Bashkuar, nga lindja e Afrikës, dhe të dy kanë origjinë indiane. Vetë Sunak ka lindur në Sauthhempton më 1980, ku babai i tij ka qenë mjek i përgjithshëm dhe ku nëna e tij ka udhëhequr një barnatore. Ai tani do të jetë kryeministri i parë britaniko-aziatik.