Anulohet Eurovizioni 2020, shkak Koronavirusi 14:48, 18 Mars 2020
Festivali Europian i Këngës, shkurt i njohur si Eurovizion ka anuluar edicionin e saj të vitit 2020.
Eurovizion 2020 nuk do të mbahet fare këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, njofton Klan Kosova.
Kjo është hera e parë në historinë e Eurovisionit që pezullohet një edicion.
Këtë vit Eurovizioni do të mbahej në Rotterdam të Holandës.