Lajme

Pal Lekaj, Albin Kurtit: Udhëheqës i tipit të Enver Hoxhës e Stalinit – i do rreth 99%

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka krahasuar Kryeminsitrin Albin Kurti, me Enver Hoxhën dhe Josef Stalin.

Kjo sipas tij meqë, atij nuk i mjaftuan 50% të cilët ia dha populli, ndërsa duke ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i do rreth 99% të votave, njofton Klan Kosova.

”Populli i dha rreth 30%, më pas i dha 50% por as këto rezultate nuk i mjaftojnë një udhëheqësi të tipit të Enver Hoxhës e Stalinit që do rreth 99%.

Zgjohuni nga kjo ëndërr dhe pranojeni realitetin e demokracisë.


Nuk nënshtrohemi…!”