Anulimi i zgjedhjeve dhe shkarkimi i Metës, ambasadori i OSBE: Vendosin institucionet, është çështje e brendshme
Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bernd Borchard, ka folur mbi aktualitetin politik në Shqipëri, duke i cilësuar zhvillimet e fundit, siç janë: shtyrja e zgjedhjeve me vendim të presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe vendimi i Partisë Socialiste për nisjen e procedurave për shkarkimin e kreut të shtetit, si çështje të brendshme të vendit.
“Sa i përket zgjedhjeve është çështje e brëndshmë dhe debat i brendshëm që i përket Shqipërisë. Kam shumë besim se do të ketë një zgjidhje. Kjo është çështje e Shqipërisë për të vendosur që i përket parlamentit dhe Kushtetutës. Institucionet shqiptare janë ato që do të marrin një vendim. Kjo është një pyetje shumë e ligjshme por që është gjithashtu e komplikuar por që kush ika arumentet më ta forta do të fitojë”, është shprehur Borchardt i pyetur për mediat pas një takimi në një ekspozitë kundër korrupsionit.
Borchardt u pyet edhe lidhur me mundësitë e zgjidhjes së ngërçit politik në kushtet e mungesës së funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, por refuzoi të jepte një përgjigje duke shtuar se pala që jep argumentet më të mira, do të fitojë.