Të fundit

Reshat Neziri emërohet drejtori ri në bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë

Njëra nga pikat e seancës së djeshme të Kuvendit komunal ishte edhe shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Me shumicë votash të këshilltarëve u shkarkua ish drejtori Abdullah Mehmeti nga radhët e Alternativës për Ndryshim, kurse u emërua drejtori i ri nga radhët e LR-së Reshat Neziri.

Kujtojmë se z.Neziri ka kryer funksionin e drejtorit të institucionit në fjalë edhe më herët.