Të fundit

Kamberi: Keqardhje që kryeministrja Bërnabiq nuk i’u përgjigj ftesës që të vizitojmë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputeti popullor, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka shprehur keqardhje që kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq nuk i është përgjigjur ftesës së tij që bashkarisht të vizitojnë Barajnicën.

“Keqardhje që Kryeministrja znj.Ana Bërnabiq nuk iu përgjigj ftesës sime për ta vizituar Batajnicën. Por kurrë s’është vonë. Ftesa mbetet e hapur” – ka shkruar ndër të tjera deputeti Kamberi.

Ai për më shumë, ka ftuar kryeministren Bërnabiq që më pas të vizitojnë shoqatat dhe familjet e të zhdukurve shqiptarë, boshnjak, serbë dhe romë.

“Zonja Bërnabiq, pas Batajnicës vazhdojmë në shoqatat dhe familjet e të pagjeturve shqiptarë, boshnjak, serbë, romë etj” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Kujtojmë që ditë më parë, deputeti Kmaberi në fjalimin e tij drejtuar Kuvendit republikan, ngriti edhe çështjen të pagjeturve dhe varrezat masive në Serbi me kosovarët e vrarë në vitin 99’të./l.lajm