Sporti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka qenë mysafir special i FC Bayern.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka qenë mysafir special i FC Bayern.

Ai u ftua nga presidenti i këtij klubi, Uli Hoeneß, për të shikuar ndeshjen Bayern- Hertha, njofton Klan Kosova.

Cufaj tha se presidenti i Bayern ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe se ai kishte ndihmuar refugjatët kosovarë në Gjermani në vitin 1999.

Më poshtë postimi i plotë i Cufajt:

Me ftesë të Presidentit të FC Bayern sot në Allianz Arena shikuam së bashku ndeshjen Bayern- Hertha. Uli Hoeneß ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Si sot, në vitin 1999 ai kishte ndihmuar refugjatët e luftës së Kosovës gjithandej në Gjermani!

20 vite më pas, si Ambasador i Republikës së Kosovës, Z. Hoeneß i përcolla falenderimet nga Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, Kryetari Veseli, Ministri i Jashtëm Pacolli si dhe dhurova një mirënjohje të veçantë nga Kryetari i FFK, Agim Ademi.

Falemnderit!