Aliu: Presheva mbetet një nga gjashtë komunat në Serbi që nuk kanë të infektuar me Covid-19
Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, sot përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë ka qenë zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu.
Zavendëskryetari i Komunës së Preshevës gjatë lidhjes së tij të drejtpërdrejtë tha se kësaj here si rrallë herë nga Presheva sjell lajme pozitive, pasi që Presheva shpesh herë sjell lajme negative, të krizave politike e të ngjashme.
Lajm pozitiv nga Presheva se nuk ka asnjë të infektuar, tre persona ishin të dyshuar por në fund asnjë rast me Covid-19.
Kështu bëri të ditur zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu në RTK i cili tha se kur flitet për Preshevën zakonisht flitet për probleme politike apo për situata krizash por kësaj radhe flitet për lajme pozitive që nuk kemi asnjë të infektuar me koronavirus, madje për momentin as edhe të dyshuar.
Armend Aliu, gjendjen e Preshevës me asnjë të infektuar me covid19 e paraqiti si rezultat të masave të ndërmarra nga Komuna e Preshevës, katër ditë para çdo vendi në Serbi, ku përmendi marrjen e vendimit për mbylljen e kafiterive dhe bizneseve të fushës së gastronomisë.
Përveç tjerash, Aliu gjeti kohën të ankohet rreth mosofrimit të ndihmave dhe mungesës së përkrahjes sikursr nga Serbia, poashtu edhe nga Kosova dhe Shqipëria.
“Së fundmi nuk është problemi sikurse më herët që nuk kanë ditur të parashtrojnë kërkesa për të kërkuar atë, ky pushtet tani është i vetëdijshëm për pozitën që ka Presheva, e që nuk mundet të funksionojë pa përkrahjen e Serbisë, e poashtu edhe Kosovës dhe Shqipërisë” tha Aliu në lidhjen e drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës.
Krejt në fund, zavendëskryetari i Preshevës tha se mbetet me shpresë se Kosova së shpejti do të dërgojë ndihma për Preshevën, pas disa telefonatave të bëra së fundmi nga institucionet e Kosovës, duke përsëritur kërkesën për krijimin e “fondit të solidaritetit” nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë, kërkesë e cila është ripërsëritur në çdo apraqitje publike të pushtetit lokal të Preshevës në Kosovë dhe Shqipëri.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë :