Lajme

Sot kthehen në Kosovë 106 persona nga Zvicra dhe vendosen në karantinë

Sot në Kosovë pritet të kthehen 106 persona nga Zvicra e të cilët menjëherë do të vendosen në karantinë si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Fluturime do të organizohen edhe nesër nga Turqia, ku pritet të arrijnë 120 qytetarë të cilët po ashtu do të vendosen në karantinë.

“Më 20 prill do të organizohet fluturimi i parë nga Zvicra, ndërsa me 21 prill do të organizohet fluturimi nga Turqia. Tashmë është plotësuar numri i qytetarëve të lejuar për këto fluturime, duke u bazuar në kufizimet e caktuara nga MSh, kufizime këto që varen nga kapacitetet karantinuese dhe të kontrolleve mjekësore në Republikën e Kosovës”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punës të Jashtme të Kosovës\, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

MPJ, njofton se janë 2. 400 kërkesa për kthim.

“Si MPJD, nëpërmjet misioneve tona aktualisht kemi rreth 2,400 kërkesa për t’u kthyer në Republikën e Kosovës, 600 nga të cilat janë raste emergjente. Ne në vazhdimësi jemi duke mbledhur informacion edhe për kërkesat e reja dhe këto informacione po i përcjellim tek MSh. Në momentin e parë kur të lirohen kapacitete të karantinimit, pas njoftimit nga MSh ne nëpërmjet Ambasadave tona dhe në koordinim me MIA do të organizojmë fluturime të reja edhe nga vendet e tjera”, përfundon komunikata.