Lajme

Vuçiq: Deri në vitin 2027 paga mesatare në Serbi do të bëhet 1400 euro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mbrëme ishte i ftuar në televizionin nacional serb RTS. Ai gjatë intervistës dha mesazhe shumë optimiste për të ardhemen e Serbisë dhe qytetarëve të saj

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka shpallur qëllimin ambicioz për të arritur një pagë mesatare prej 1,400 eurosh në Serbi deri në vitin 2027. Ai deklaroi se paga mesatare do të arrijë shpejt në 1,000 euro, ndërsa në dhjetor ishte rreth 840 euro.