Kryesore

Ministri Cakaj përshëndet marrëveshjen e koalicionit në Luginë të Preshevës për zgjedhjet parlamentare

Serbia pritet të mbajë në fund të qershorit zgjedhjet parlamentare, zgjedhje në të cilat duket se faktori shqiptar në Luginën e Preshevës do të shkojë i bashkuar.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se, “partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës kanë mbyllur edhe ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar”.

Sipas tij ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës

“Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar”, ka shkruar Cakaj./