Albin Kurti: Ramush Haradinaj vendosi taksën për të qëndruar në pushtet
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se kryeministri Ramush Haradinaj po e mbanë taksën vetëm për të qëndruar më gjatë në pushtet. Ai gjithashtu ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku ka adresuar kritika ndaj Thaçit, Haradinajt e Veselit
“Kryeministri Haradinaj nuk po qëndron pse beson në taksën 100 për qind, por sepse e do pushtetin. E ka kuptuar, e ka hetuar se po e hoqi taksën do ta heqin nga pushteti. Prandaj po e zgjatë sa po mundet qëndrimin në pushtet, që t’i japë kohë ministrit të asfaltit, Pal Lekajt”, u shpreh Kurti.
Kurti ka folur edhe për liberalizimin e vizaqve, gjë të cilën ka thënë se nuk duhet ta kërkojnë Presidenti, Kryeministri e Kryeparlamentari, por Ministrja e Integrimeve Europiane.
“Është e dëmshme për dinjitetin e qytetarit të Kosovës kur Kryeministri, Presidenti, Kryeparlamentari kërkojnë veçse liberalizimin e vizave. Le ta bëjë këtë si kërkesë Ministrja e Integrimeve Uuropiane. Edhe ashtu të gjithë këta janë mashtrues e gënjeshtarë, le të gënjejë vetëm njëri prej tyre e dimë që vlen edhe për tjerët. Për liberalizim të vizave, këta ja hoqën shtetit të Kosovës 8 mijë e 200 hektarë”, tha Kurti.
Këto komente Kurti i bëri në konferencën për publikimin e kandidatëve të partisë së tij për zgjedhjet për kryetarë të komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit.