LajmeTë fundit

Penda e fshatit Bushtran, sot u pasurua me 500 kg peshqë

Komuna e Preshevës gjithnjë në mbrojtje dhe zhvillim të ambientit

Edhe penda e fshatit Bushtran është një pasuri dhe bukuri natyrore që e disponon vendi ynë.

Komuna e Preshevës ka përshëndetur dhe përkrahur iniciativën e z. Blerim Rexhepit dhe Bashkësise Lokale të fshatit Bushtran, ku sot u bë shtimi i 500 kg peshqëve në pendë.

Këtë aktivitet të rëndësishëm Zyra për të rinj po vazhdon ta mbështesë së bashku me shumë qytetarë dhe biznese lokale të komunës sonë, duke ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

Duke e çmuar lartë vlerën e pendës dhe ambientin rreth saj, komuna e Preshevës ka kontribuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore që shpie deri te penda e fshatit, përmes shtrimit të mbi 300 tonë zhavorr, me qëllim që vizitorëve të pendës t’u lehtësohet arritja deri në këtë lokacion atraktiv në fshatit Bushtran.

I njejti aktivitet është realizuar muaj më parë edhe në pendën e fshatit Rahovicë dhe në këtë mënyrë synojmë që t’i revitalizojmë pasuritë tona natyrore, pashtu të zhvillojmë ambientin tonë.