LajmeTë fundit

Shoqata Kandili Ndriçues nga Bujanoca, sot filloi aksionin “SHPORTA E RAMAZANIT “.

Të nderuar vëllezër dhe dashamirë, bamirës dhe të gjithë ju zemra fisnike e humane.
Ju njoftojm që gjatë ditës së sotme filluam me aksionin që ju kishim paralajmruar ” SHPORTA E RAMAZANIT “.
Për aksionin e ditës së sotme është përkujdesur shoqata e LMT-s (Lidhja e Mërgimtarëve Tërnocase) e cila ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me shoqatën tonë për t’i dalur në ndihmë nevojtarëve.
Në aksionin e lartë përmendur Shoqata e LMT-s ka pregaditur 18-ë pako ushqimore për 18-ë familje nevojtare ku të gjitha këto paketa janë shpërndar në fshatin Tërnoc nga shoqata jonë nëpër familjet të cilët jetojnë me kushte të rënda ekonomike.
Në emër të kryefamiljarëve dhe të shoqatës sonë shprehim faleminderim dhe mirënjohëje për ndihmën e ofruar tek këto familje, si dhe për besimin dhe bashkëpunimin që ndau me shoqatën tonë.
Duke mos harruar faleminderojm edhe ” SARA MARKET ” e cila ndau besimin dhe punën me ne, e gjithashtu edhe vullentarët të cilët shprehën dëshirë për të na ndihmuar në çfardo forme e mënyre që është e nevojshme.

Ditëve në vazhdim do fillojmë me aksionet e rradhës duke u munduar që ti përfshim të gjitha vendet e parapame dhe për këtë na nevojitej ndihma e juaj për të trokitur në çdo derë të nevojtarit duke u munduar që t’ ia lehtësojm sadopakë gjendjen e tyre.

Me respekt dhe përplotë dashuri stafi i shoqtës humanitare ” KANDILI NDRIÇUES “