FutbollSporti

Alban Bushi: Muriqi nuk ishte kushedi çfarë lojtari te Shqipëria

Trajneri U 21 i Kombëtarës Shqiptare, Alban Bushi, ka folur për sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.

Bushi ka thënë se Muriqi nuk ishte kushedi çfarë lojtari tek “kuq e zinjtë”.

“Ne jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Muriqi ka qenë te Shpresat nën drejtimin e Gegës, por nuk ishte ndonjë lojtar kushedi. Ka lojtarë që rriten në moshën 22-23 vjeç. Shqipëria ka sjellë shumë lojtarë të mirë,” ka thënë Bushi.

Tutje ish sulmuesi i Kombëtarës që tani drejton kategorinë U 21 shtoi se shumë lojtarë të Kosovës i kishin premtuar se do të vinin te Shqipëria, por më pas nuk ia kishin hapur telefonit.

“Ata që kanë ikur te Kosova kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka shumë lojtarë që më kanë thënë “do të vijë te Shqipëria” e nesër nuk më kanë hapur telefonin duke shkuar te Kosova” ka thënë Bushi.