FutbollSporti

Zvicra përballet me Portugalinë sonte në orën 20:00

Zvicra përballet me Portugalinë sonte në orën 20:00 në Botërorin 2022 në Katar, përcjell albinfo.ch.

Pasi mposhti Serbinë javën e kaluar, Zvicra po i mbështet sërish shpresat te Kombëtarja e saj

Por a ka ndonjë shans real kundër Portugalisë?

Mendimi i trajnerit të Nati, Murat Yakin, mund të mos ketë qenë plotësisht i paanshëm kur tha se ekipi i tij ka “një shans të mirë për të vazhduar të shkruajë historinë tonë”.