Aksidentohet vetura në afërsi të Bujanocit, tre të rinj pësojnë lëndime serioze
Tre të rinj nga Bujanoci kanë marrë lëndime serioze si pasojë e një aksident në komunacion në afërsi të fshatit Srpska Kuca në magjistralen Bujanoc – Vranjë, kanë thënë për portalin “Bujanovacke” nga Drejtoria e Policisë në Vranjë.
Sipas këtij mediumi serb, aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, pas orës 20:00, kur vetura Opel Corsa ka dal nga rruga dhe ka godiur kanalin e ujëra atmosferik.
Drejtuesi i makinës (23 vjeç) dhe njëri prej pasagjerëve (24 vjeç) kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa pasagjeri tjetër (23 vjeç) ka marrë lëndime të lehta trupore.
Sipas informacioneve jozyrtare, shoferi do të ndiqet penalisht për një veprim të rëndë kundër sigurisë në komunikacion, thuhet nga ky portal./