Të fundit

Kryetari Arifi takon preshevarët në SHBA dhe konsullen e Republikës së Kosovës znj.Sahatqija

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka realizuar takime me qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimet e z.Arifi kanë vijuar me konsullen e Republikës së Kosovës zonjën Teuta Sahatqija.

Zonja Sahatqija është njoftuar për ftesen që i është bërë kryetarit Arifi nga Kongresmeni, Eliot Engel dhe temat që do ti diskutojnë këto ditë rreth gjendjes së Shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe nevojën e domosdoshme në përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd./