A ka ndonjë afat të caktuar për tërheqjen e 100 eurove nga llogaria bankare?
Nga dita e djeshme Qeveria serbe ka filluar transferimin e 100 eurove nga paketa e ndihmesës ekonomike për gjithë qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë shtetit, transmeton Ministria Lajmeve.
E nga kjo pako sigurishtë që kanë përfituar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, mirëpo qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe të ndryshme në lidhje me 100 eurot e transferuara në llogaritë rrjedhëse të tyre.
Pyetjet se: a ka ndonjë afat të caktuar për tërheqjen e 100 eurove nga llogaria bankare, dhe afati i fundit për aplikim të 100 eurove?
Atëherë, për ata që s’kanë aplikuar ende për 100 eurot ju njoftojmë edhe një herë se afati për aplikim është deri me datë 5 qershor, ndërsa me datë 7 qershor Qeveria e ka për obligim me i përfundu transferet në llogaritë bankare të të gjithë qytetarëve, kurse për ti tërhequr 100 eurot nga llogaritë rrjedhëse nuk ka ndonjë afat të caktuar, që nënkputon se të gjithë atyre që do ti akordohen 100 eurot, mund ti tërheqin paratë e tyre kurdo që e shohin të arsyeshme.