Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja e 19 prillit të 2013-tës e nënshkruar asokohe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, synonte të normalizonte raportet mes dyja vendeve.
Në këtë kontekst, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një konferencë për media të mbajtur sot, tha se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të implementohen.
Stano, foli edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku tha se kjo çështje është urgjente, në të kundërtën do të ketë pasoja.