Kryesore

AFËRDITA SALIHU POETESHA PRESHEVARE

Për Ministria e Lajmeve shkruan Muhamed Bektashi

Poetesha Afërdita Salihu u lind në Preshevë ,ku kreu shkollën fillore dhe të mesme , studimet e larta i vazhdoi në Prishtinë

Qysh si nxënëse e shkollës fillore shfaqi talentin e sajë për krijimtari letrare Poezitë e saja të para u botuan në gazetën për fëmijë PIONIERI
Pasioni i sajë për krijimtari letrare nuk pushoi kurrë

Sot Afërdita është një poete që me sukses rrugëton në krijimtarinë letrare ,sidomos në fushën e poezisë për të rritur dhe asaj për fëmijë
Talenti i sajë nuk është vetëm krijiltaria letrare por dhe arti figurativ ,kështu që , librat për fëmijë ajo i ilustron vetë dhe i bënë më të dashura për lexuesit e vegjël

Deri sot ka botuar këto përmbledhje poezishë për fëmijë :
KOPSHTI I ALFABETIT
PANAIRI I SHKRONJAVE
FESTIVAL NË PISHINË
FËMIJTË MBI TRILLTE SI MBI TORTË QERSHITË
BIJA E QERREXHIUT
BINJAKËT DHE PANDOFLAT ERËDORËZONJE
ABETARJA DIZAJNERE dhe këtë vit botoi librin e rradhës
FAQEKUQ E ZEMËRBARDHË

Të gjithë këta libra morën pëlqimin nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë të përdoren në shkollat fillore ,cikli i ulët
Librat me poezi dhe ilustrime për fëmijë u mirëpritën nga nxënësit në të gjitha shkollat fillore në Kosovë ,Maqedoninë e Veriut dhe në Luginë të Preshevës

Poetesha preshevare përveç librave me poezi për lexuesit e vegjël botoi dhe këto përmbledhje me poezi për të rriturit :
ËNDËRR E FJETUR
BARDHËSI JANARI
NGA PO FRYJNË ERËRAT
KËMBËZBATHURA dhe
DALLËNDYSHET E PRESHEVËS
Përurimin e këtyre vëllimeve me poezi e bëri në klubet letrare shqiptare në Austri ,Zvicërr dhe Gjermani

Poezitë e saja janë të përfshira në disa Antologji të poezisë moderne shqipe
Është fituese e çmimit të parë në Manifestimin letrar ART ULQINI me poezinë ULQINI POEMË E PAMBARUAR

Pjesëmarrëse në shumë orë letrare e Manifestime kulturore kudo në trojet shqiptare
Poetesha Afërdita Sàlihu ka kohë që është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës
Poezitë e saja janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën rumune nga publicisti dhe përkthyesi Baki Ymeri

Është redaktore dhe ilustruese e librit me poezi të nxënësve të shkollës fillore ,, Ibrahim Kelmendi ” në Preshevë
Janë vetëm disa nga aktivitetet e saja në fushën e krijimtarisë letrare …

Afërdita çdo ditë e më shumë po e shpalos mjeshtërinë e sajë krijuese duke i afruar artëdashësve art të mirëfillt e që po vlerësohet si nga lexuesit dhe kritika letrare
E tërhequr në modestinë e sajë ,e apasionuar pas magjisë krijuese dhe e dashur me njerëzit poetesha preshevare Afërdita Salihu po e shpalos çdo ditë e më bindshëm talentin dhe mjeshtërinë e sajë krijuese