TEATËR : « BETON MAHALA », ROMEO DHE ZHULIETA TË PADËSHIRUAR TË NOVI PAZARIT
Performuar nga një trupë të aktorëve të rinj, Beton mahala është shfaqur tashmë rreth 60 herë. E krijuar në Novi Pazar, qendra e Sanxhakut, rajon i jugut të Serbisë më shumicë myslimane, shfaqja kritikon ndarjet e komuniteteve dhe diskurset nacionaliste. Ajo nuk pëlqehet nga pushtetarët, si në Beograd ashtu edhe në Novi Pazar.
Shfaqja denoncon ndarjet në Novi Pazar, ku jetojnë bashkërisht serbët dhe boshnjakët pa u përzier. Flitet për çiftet e ndara, përderisa dallimet gjuhësore vërehen në nuanca. Flitet për metodat e mjerueshme të arsimit, hipokrizinë e politikanëve….duke u përqendruar në një lidhje dashurie midis një serbe dhe një boshnjaku, lidhje kjo e papranueshme për prindërit e tyre që njihen midis veti që shumë vite.