Lajme

Shqiprim Arifi: “Rtv Aldi dhe Tv Presheva kane marre fonde ne vitin qe lame pas”

Tani pas kalimit te pikave te rendit te dites, ne menyre shume te shpejte e pa disktutime, Kryetari i komunes se Presheves Shqiprim Arifi , morri fjalen per te dhene disa deklarata per situaten aktuale politike ne vend.

Arifi filloi te leshoj nje sere akuzash kundrejt partive opozitare, gjithashtu dhe per mediumet lokale e ne vecanti per rtvAldin , duke e quajtur nje televizion jo transparent, dhe ka shtuar se pronari i ketij televizioni ka lidhur “miqasi”, pra qe nenkupton lidhje farefisnore mes familjareve te Kryetarit te PDSH’s Ragmi Mustafa dhe drejtorit te rtv Aldit.

Kryetari Arifi nuk u ndal me kaq, ai vazhdoi te akuzoj partite opozitare edhe me tutje e ne vecanti PDSH-ne , duke aluduar se ky subjekt eshte nje uzurpator , te cilet kane uzurpuar Zyren Per te Rinje, dhe te cilet kane keqperdorur mjetet e kesaj zyre sic jane paisjet teknologjike ,e qe jane duke bere “hajni” duke i shmangur tatimet apo taksat qe jane te detyaruar t’i paguajne.