Ambasadori i Bashkimit Evropian Sem Fabrizi dhe Delegacioni i tij vizitoi komunën e Preshevës
Ambasadori i Bashkimit Evropian Sem Fabrizi dhe Delegacioni i tij sot zhvilluan nje takim me Kryetarin Shqiprim Arifi.Gjate ktij takimi Arifi e informoi Ambasadorin per situaren aktuale poltike ne vend dhe problematikat tjera qe ka komuna e Preshev. Me poshte eshte postimi i plote i Kryetarit Arifi qe ka publikuar nje profilin e tij ne Facebook.
Shqiprim Arifi:
Në kabinetin tim sot prita ambasadorin Sem Fabrizi dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian me seli në Beograd.
Qëllimi i takimit kishte të bënte me njoftimin nga afër me situatën politike dhe zhvillimet e përgjithëshme në Komunën tnë.
Ishte nje takim shumë miqësor dhe me diskutime të shumta rreth problemeve me të cilat ballafaqohet popullata jonë.
Fillimisht falemnderova Ambasadorin për realizimin e projektit të ndërtimit të objektit të Emergjencës në Shtëpinë e shëndetit, ndërsa sot morëm premtimin për mbështetjen e projekteve të tjera në dobi të qytetarëve tanë.
Miqtë Evropian i njoftova me diskriminim e vazhdueshëm të shqiptarëve nga ana e institucioneve qendrore republikane, ku ngrita si çështje mjaft shqetësuese në këtë takim mos’inkuadrimin e kuadrove shqiptare në institucionet shtetrore, rikthimi Gjykatës themelore, si dhe përshpejtimin e hapjes së kufirit Miratoc – Llojan.
Tani e tutje Bashkimi Evropian do të luaj rol kyç në avokimin dhe zgjidhjen e problemeve tona të grumbulluara ndër decenie.