Zyrtare: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen me 3 prill
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërndarë legjislaturën aktuale të Kuvendit të Serbisë dhe ka shpallur zgjedhjet parlamentare.
“Të gjitha afatet zgjedhore dhe veprimet zgjedhore fillojnë në të njëjtën kohë. Mbledhja e mëparshme e Kuvendit të Serbisë bëri një punë të madhe në periudhën e tranzicionit, veçanërisht në çështjet e përparimit ekonomik dhe të ruajtjes së stabilitetit” thotë Vuçiq.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të tregojnë të gjithë kapacitetin demokratik të vendit tonë.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, më herët, sot ka shpallur zgjedhjet lokale të 3 prillit 2022 në 13 vetqeverisje lokale në mesin e këtyre komunave të cilat do të shkojn në zgjedhje lokale êshtë edhe komuna e Medvgjës e banuar me shqiptarë.