LajmeTë fundit

Një i mitur shqiptar gjendet i pajetë në shinat e trenit në Zvicër

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident hekurudhor.

Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut.

Viktima është identifikuar më pas si 17-vjeçari shqiptar Rinor Bunjaku, banues në Rümlangu Zyrih.
Nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes.