Lajme

Isa Mustafa zgjedhet kryetar i LDK-së

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Kuvendit zgjedhor.

Mustafa, arriti të rimarrë postin e të parit të partisë me aklamacion, transmeton Ministria Lajmeve.

Për të hyrë në garë pati pretendime edhe ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, por ai nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme të delegatëve, e cila me status të partisë është e rregulluar që si kriter të sigurohen 50 + 1 % të mbështetjes së delegatëve.

Punimet brenda Kuvendit zgjedhor të nëntë po vazhdojnë akoma, derisa i Sejdiu tashmë ka lëshuar këtë Kuvend në shënj proteste karshi zhvillimeve aty brenda.