Zyrtare: Ragmi Mustafa emërohet kryetar i Organit të Përkohshëm në komunën e Preshevës
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, emërohet kryetar i Organit të Përkohshëm në komunën e Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve
Siç edhe është bërë i ditur lajmi nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Bërnabiq, Zgjedhjet Lokale në Serbi do të mbahen me 2 qershor.
Mirëpo vlen të theksohet se Komuna e Preshevës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme me 2 qershor në të njejtën datë me komunat e tjera.
Kujtojmë se Pushteti Lokal në Preshevë e ka humbur shumicën e këshilltarëve prej kohësh, dhe nuk ka mbajtur seancë të Kuvendit Komunal plot nëntë muaj!
