Të fundit

Lajm i trisht: Në spitalin e Vranjës ndërron jetë gjatë lindjes gruaja nga Presheva

Një grua 37 vjeçe nga rrethina e Preshevës ka ndërruar jetë gjatë lindjes në spitalin e Preshevës ndërsa fëmiu i posalindur ka arritur të mbetet në jetë.

Lajmin e bënë të ditur mediat serbe, transmeton FOLonline.

Ndërkohë, mësohet se policia dhe prokuroria nuk ishin fare të njoftuar me këtë rast.

Megjithatë, nga Qendra spitalore në Vranjë kanë thënë për mediat se është bërë obduksioni i kufomës dhe se rezultati është në pritje.

Ata pohojnë se kanë njoftuar edhe ministrinë e shëndetësisë lidhur me rastin.

Ndërkohë, me të kuptuar për ngjarjen, thuhet se edhe Prokuroria ka nisur një hetim.