Zyrtare: lista “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon” siguron një mandat të deputetit në parlamentin e Serbisë
Deputeti Shaip Kamberi, nëpërmes rrejtit socila “Facebook”, njoftoi se lista “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon” ka siguruar një mandat të deputetit në parlamentin e Serbisë, përcjell Ministria e Lajmeve
Njoftimi i plotë i Kamberit :
Me çertifikimin e zgjedhjeve parlamentare, lista jonë, “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”, tanimë zyrtarisht ka siguruar një mandat të deputetit veçse na hapet rruga për të vazhduar betejën për të drejtat e shqiptarëve të Luginës!
Angazhimi ynë do intensifikohet përditë!
Të gjithë ata që besuan e besojnë në kauzën tonë- faleminderit për mbështetjen e pakursyer❤️